Ron Acord Photography

Koha ime në Shqipëri ka mbaruar!

Sa shpejt ikin 2 vjet! Kam patur shume qejf gjithësesi. Lexo të gjithë postimet nga 2015 deri në 2017. Fillo me “Ditën e Parë në Shqipëri” dhe mbaro me “Shtëpi”.

Çfarë do të bëj tani?

Duke filluar nga 1 Shtator 2017, do të filloj një punë tek kisha ime në Dallas, Watermark Community Church! Jam i gëzuar për këtë mundësi të lidhem prapë me kishën, dhe ta ndihmoj në fushën e IT. Bashkë me këtë punë, do të vazhdoj të punoj 6 deri në 10 orë çdo javë me skuadren dixhitale e Institutit. Ja disa projekte që do të bëjmë bashkë!

Pse ke ardhur në Shqipëri?

Zoti më ka vendosur një dashuri për Shqipëri në 2013. Bashkë me Will Noll dhe Jeff Welskopf, kam kaluar 10 ditë në Tiranë duke ndihmuar me projektin “Ice and Spice”. Deri tani ne kemi zhvilluar një partneritet me Institutin “Jeta e Re” në Tiranë. Në 2015, i dhashë dorëheqjen punës në Dallas dhe erdha në Shqipëri për të jetuar. Kam 2 vite në Tiranë duke zhvilluar një shërbesë mes profesionistëve quhet Sotmëria. Sotmëria i ngjan shërbesës në të cilën jam përfshirë në Dallas, The Porch.

Këtë verë, kisha “Watermark” ka dërguar 32 profesionist në Shqipëri për projekte të ndryshme. Një prej tyre ka qënë shërbesa mes profesionistëve. Ende nuk kemi arritur kulmin e partneritetit. Unë di që partneriteti do të vazhdojë të zhvillohet gjatë vitëve që vijnë.

Instituti Jeta e Re po e transformon jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin.

Shqiptarët besojnë që Zoti i ka dhënë mundësi dhe përgjegjësi për t’i arritur kombet rreth e rrotull për Krishtin. Kanë një pozicion të veçantë në Ballkanët. Si një komb mysliman, janë pranuar në kombe të mbyllur si Maqedoni, Turqi, dhe Mali i Zi. E kanë marrë seriozisht përgjegjësinë. Gjithmonë janë duke dërguar njerëz në projekte të shkurtër. Disa staf janë në mision për kohë edhe më të gjatë.

Shqiptarët kanë një etje për Ungjillin. Gjatë kohës se komunismit, kanë zhvilluar këtë etje. E duan Të Vërtetën që i jep kuptim jetës. Më habit numri i njerëzve që vazhdimisht vijnë tek Instituti ta degjojnë Ungjillin. Kisha në Shqipëri po rritet shpejt.

Jezus Krishti u ringjall prej se vdekurish.

Çdo pashkë ne festojmë një fakt historikë. Ky fakt ndryshon gjithçka. Në qoftë se Jezus Krishti u ringjall prej së vdekurish, atëherë edhe unë do ringjallem (1 Korintasve 15:22). Madje, nuk e kam shtëpinë në këtë botë (Hebrenjve 11:13-16). Atëherë, a kam gjë aq e shtrenjtë që nuk do ta jepja për ta përfituar përjetësinë? Çdo gjë është si pleh në krahasim me Ringjalljen.

Në qoftë se Jezus Krishti u ringjall prej së vdekurish, atëherë atë që tha për vetën është e vërtetë. Ai vetë është Udha, E Vërteta, dhe Jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveç nepërmjet Atij (Gjoni 14:6). Shumë njerëz në botën tonë nuk e kanë degjuar arsyen përse ne festojmë pashkën. Ata nuk e dinë që Zoti vetë ka krijuar një urë për ne. Një menyrë që mund të heqim dorë nga gjithë faj dhe turp, që mund të çlirohemi nga barri i mekatit. Të falemi, të shpengohemi, të shenjtërohemi. Duhet të dinë për këtë, dhe ne duhet t’ua shpallim! (Romakëve 10:13-15)

Ia vlen të japësh çdo gjë për këtë.

por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja, edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur. Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve. 1 Korintasve 15:17-19