Shtëpi

Kam përfunduar ditarjen time për projektin e verës!

Grupi nga dajti photo by Lauren Dean

Çdo gjë ka një fund

Çdo gjë mbaron, dhe STINT nuk është përjashtim. Në datën 7 Gusht do të udhëtoj prapë për në Dallas, dhe do të kaloj një vitë andej. Shpresa ime është të kthehem ndonjë ditë të jetoj në Shqipëri, më shpejt më mirë. Por në këtë moment unë nuk kam plane të fortë. Unë e di çfarë dua të bëj për këtë vitë, por më tej do t’ia lë Zotit.

Gjatë këtyre dy vitëve më është rritur dashuria për Shqipërinë, veçanërisht çdo përson që ka qënë motër ose vëlla për mua atje. Do të kem shumë të vështirë të përshtatem prapë në Amerikë. Disa njerëz më kanë thënë që të ri-përshtatesh në kulturen tënd të shtëpisë është më e vështirë se sa të ikësh dhe përshtatesh në një kulturë të re. Një bekim kam që do të jetoj në të njejtën shtëpi që kam patur më përpara. Kam 3 shokë të shtëpisë që janë vërtetë vëllezër, dhe dy prej tyre kanë qënë në shqipëri disa herë. Do të bashkohem me të njejtën qelizë, edhe pse nja dy kanë ikur për shkak së martesë, qeliza është pak a shume njësoj. Miku im Will Noll do të më mentorojë në këtë proçes, ai vetë ka kaluar të tillë para disa vitesh kur kaloi dy vite në kinë. Do të jetë mentori im edhe për programin ReGen tek kisha ime.

ReGen është qellimi im për këtë vitë. Kam realizuar që gjëja më e mirë të bëj për misionin tim në shqipëri është të trainohem vetë, të luftoj kundër mëkat dhe tundim me çdo armë që mund të kem. Pra do të kaloj një vitë për trainim, kështu që mund të shkoj prapë në shqipëri me më shumë arma që mund t’i ndaj me shokët andej. Shqipëria ka nëvojë për më shumë njerëz të hapur dhe të sinqertë, dhe hir për njerëz që luftojnë kundër sfidave që ne të gjithë i kemi.

Pasi kam mbaruar me ReGen, dua të shikoj kur do jetë koha e përshtatshme të shkoj prapë në Shqipëri. Por ka disa gjëra që mund të më bindin të rri në Dallas për edhe një vitë tjetër. Një arsye mund të jetë ai djali që kam mentoruar, Demarcus. S’kam patur mundësi ta mentoroj mirë nga Shqipëria, por jam i gezuar të kem mundësi ta ndihmoj teksa fillon vitin e 3-të të gjimnaz. Nëse kaloj dy vite në Dallas, mund ta ndihmoj të diplomohet nga gjimnaz dhe ta fillojë tranzicionin në punë. Një arsye tjetër të qendroj mund të jetë ta ndihmoj grupin që do vijë në projektin e verës 2018. Varet nëse do të kem mundësi të shkoj në shqipëri në fund të 2017. Zoti e di.

Në gjithë keto mendime, duhet të kem besim tek Zoti të më qartësojë për kohën e duhur të shkoj prapë në Shqipëri. Rrugët e Tija janë më të larta se rrugët e mia, dhe mendimet e Tija janë më të larta se mendimet e mia. Nëse Ai më drejton të qëndroj në Dallas edhe më shumë vite, është për të miren time. Edhe pse mund të kem deshirë të shkoj prapë në Shqipëri më shpejt.

Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë”, ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë”. Jakobit 4:13-15

Një emocion që kam hasur këtu ishte ndjësia që jam larg shtëpisë. Edhe pse kam bërë shumë shokë këtu, edhe pse jam përshtatur me kulturen, Shqipëria akoma nuk është shtëpia. Por tani kur mendoj për Dallas, ndiej që as Dallasi nuk është shtëpia. Ngushëllimi im nga Bibla është që kjo është normale për një besimtar. Një besimtar nuk duhet të ndihet sikur ka një shtëpi këtu në tokë.

Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe. Sepse ata që flasin të tilla, tregojnë se kërkojnë atdhe. Dhe, po ta kishin pasur në mend atë nga e cila kishin dalë, do të kishin gjetur kohë të ktheheshin atje. Por ata tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre, sepse u bëri gati atyre një qytet. Hebrenjve 11:13-16

Kam në qellim që kapërcen këtë jetë. Qellimi im nuk është të ndërtoj një shtëpi këtu. Qellimi im është të investoj në përjetësi. S’ka asnjë gjë këtu në tokë që do të zgasë, vetëm ato që bëjmë për njerëzit. Jam shumë i falënderues Zotit që më dha mundësi të marr pjesë e punës që bëri Ai këtu në Shqipëri. Pal Hila, në darkën e fundit që kishim gjatë projektit këtë vitë, tha që Zoti kishte fuqi të bënte çdo gjë pa na përdorur neve. Por Ai zgjodhi të na përdorë. Ai na zgjodhi të marrim pjesë në punën që Ai vetë kishte për ta bërë, dhe ne mund ta shijojmë këtë në përjetësi. Këtu e kam shtëpinë. Ashtu kam investuar.

Ndërkohë do të jetoj në Dallas, do ta përdor shpesh vendin tim e lumturisë. Edhe pse kjo është pjesa e tokës që humbja e saj do të më lëndonte më shumë, jam gati t’ia përkushtoj Zotit si flijim. Do të shkoj prapë në Shqipëri në dashtë Zotit, dhe do të humb akses të lehtë tek ai vend, dhe tek skuadra ime e bejsboll Texas Rangers. Unë bëj kështu sepse unë e di ku e kam shtëpinë e vërtetë. Unë di që jam po aq afër fronit të Zotit në shqipëri sa në çdo vend tjetër të botës.

Edhe pse zemra ime tani është ndarë në dy vende, bukuria e kësaj është që nuk ka lamtumirë të përhershme. Nëse Zoti do që unë nuk do të shkoj prapë në Shqipëri asnjëherë, “mirupafshim” që them tani është vetëm e përkohshme. Të gjithë miqt që kam në Shqipëri, do t’i shikoj prapë në prezencen e Zotit. Do t’i shijoj këto java të fundita, dhe këto çaste të bukura. Dhe ndoshta do të më pikon ndonjë lot kur jam në avion për në Dallas :). Por më ngushellon shumë dija që “mirupafshim” që them tani është edhe normale dhe jo e përhershme.

Shifemi shumë shpejt miq :)

Perendimi i Diellit photo by Lauren Dean